Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Si Të Lutemi
Si Të Lutemi
Si Të Lutemi
Ebook121 pages1 hour

Si Të Lutemi

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Si duhet të lutem? Për çfarë duhet të lutem? Përse lutja është kaq e mistershme? Si mund të lutem për një kohë të gjatë? A nuk e di Perëndia atë për të cilën kam nevojë tashmë? Ç’do të ndodhë nëse nuk lutem? A do të marrin përgjigje lutjet e mia?.
Zbuloji përgjigjet e këtyre pyetjeve ndërsa shfleton këtë libër praktik e të kohës nga Dag Heward-Mills.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 14, 2018
ISBN9781641356725
Si Të Lutemi
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Si Të Lutemi

Related ebooks

Reviews for Si Të Lutemi

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Si Të Lutemi - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Nëse je shumë i zënë për t'u lutur atëherë je tepër i zënë

    Tani kur Danieli e kuptoi se shkrimi ishte nënshkruar, ai hyri në shtëpinë e tij; dhe dritaret e dhomës së tij ishin të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë u gjunjëzua, u lut dhe bëri falënderimet përpara Perëndisë së tij, ashtu siç bëri edhe kohë më parë.

    Danieli 6:10

    Kushdo i cili është shumë i zënë për t'u lutur është shumë i zënë. Pa marrë parasysh se kush je, nuk mund t’i lejosh vetes të jesh shumë i zënë për t'u lutur. Do të vësh re nga Shkrimet më lart se Danieli u lut tre herë në ditë. Një frazë e rëndësishme e përdorur në këtë varg është ashtu siç bëri edhe kohë më parë. Kjo do të thotë që Danieli i kishte kryer rregullisht këto lutje. Danieli nuk u lut vetëm sepse ishte në telashe; ai e kishte zakon lutjen.

    Shumë herë kur njerëzit bëhen të begatë, ata nuk shkojnë më për takime lutjeje dhe përfundimisht të kthejnë shpinën. Nuk ndodhi kështu me Danielin! Ai ishte kryeministri i vendit të tij, autoriteti i dytë në radhë pas mbretit. Ai ishte një njeri i suksesshëm i cili ishte ngritur nga skllavëria në postin e lartë të kryeministrit. Ai ishte një nga njerëzit më të respektuar dhe autoritarë në vend. Ai ishte një politikan i madh i kohës. Ai ishte një nëpunës civil. Megjithatë, ai lutej tri herë në ditë, çdo ditë!

    Cilat ishin parimet që udhëzuan Danielin për të pasur një kohë të tillë të pazakontë dhe të qëndrueshme për t'u lutur? Ja ku i ke, lexoji dhe le të bëhen edhe parimet e tua. Edhe ti mund të kesh suksesin që pati Danieli. Unë dua që të lexosh, studiosh dhe të analizosh parimet e mëposhtme, të cilat unë besoj se udhëzuan Danielin në jetën e tij.

    Parimi nr. 1: Lutja është shumë e rëndësishme

    Dikush dikur tha se është më e rëndësishme të dish se si të lutesh se sa të kesh një diplomë universiteti. Ka shumë gjëra që janë të rëndësishme në këtë jetë. Një edukim i mirë është i rëndësishëm. Paraja është e rëndësishme. Një martesë e mirë është e rëndësishme. Por, një jetë e mirë në lutje është më e rëndësishmja!

    Le të hyjë kjo në shpirtin tuaj - në të gjithë marrjen tuaj (sikur nuk më tingëllon mirë), merrni lutje! Në të gjitha aktivitetet tuaja, bëni vend për lutje!

    Parimi nr. 2: Askush nuk është shumë i zënë, shumë i bekuar ose shumë i suksesshëm për t'u lutur

    Ti mund të kesh një stil jetese të ngarkuar dhe mund të jesh një person shumë i rëndësishëm; Megjithatë, unë nuk mendoj se je më i zënë se Danieli. Danieli ishte kryeministër, një udhëheqës në komb. Shumë njerëz mendojnë se kryetarët e shteteve dhe ministrat e qeverive kanë një jetë të relaksuar dhe të kënaqshme, duke fluturuar në të gjithë botën. Kjo nuk është e vërtetë! Unë jam kreu i një organizate të madhe dhe unë e di se njerëzit në pozita të larta nuk kanë një jetë të lehtë. Sa më lart të shkosh, aq më e madhe është përgjegjësia që ke.

    Ka shumë punë të rëndë për të qëndruar në skajin e jetës dhe të shërbesës. A e dini se drejtuesit e suksesshëm si Danieli janë aq të stresuar saqë ata janë të prirur ndaj sëmundjeve si ulcerat e stomakut dhe atakët në zemër? Këto kushte janë më se të zakonshme te njerëzit shumë të zënë për shkak të punës së madhe që ata bëjnë.

    Danieli ishte një person i tillë. Ai ishte kryeministër, megjithatë ai ndjeu se nuk ishte shumë i zënë për t'u lutur tri herë në ditë. Nëse mendoni se jeni shumë i zënë për t'u lutur, atëherë ju jeni duke mashtruar veten. Nëse nuk lutesh, kjo është për shkak se nuk dëshiron të lutesh. Është për shkak se ju nuk mendoni se lutja është e rëndësishme tani! Danieli ishte i suksesshëm, por ai u lut. Pse ishte ai në gjendje të lutej tri herë në ditë?

    Njerëzit janë rritur nga varfëria në prosperitet. Kur ata ishin të varfër, ata kishin shumë kohë për të ndjekur mbledhjet e lutjes. Por kur u bekuan, ata mendonin se gjithçka ishte në rregull. Jo! Çdo gjë nuk është në rregull! Prosperiteti juaj nuk është sinjali për të mos u lutur.

    Parimi nr. 3: Lutja është burimi i fuqisë dhe mbrojtjes sonë

    Duhet ta kuptosh se është lutja që liron fuqinë e Perëndisë për ne. Jezusi e dinte fuqinë e lutjes. Kjo është arsyeja pse ai kalonte orë të gjata në lutje. Ndoshta ju jeni një biznesmen i suksesshëm, dhe nuk mendoni se keni nevojë për ndonjë nga këto gjërat shpirtërore. Ndoshta ju jeni një politikan dhe mendoni se mbrojtja juaj duhet të vijë nga fuqitë e ndonjë idhulli apo ndonjë magjie.

    Më lejoni t'ju them tani, ka fuqi në lutje. Ne nuk kemi nevojë për ndonjë fuqi tjetër kur ne kemi fuqinë e lutjes. Ka mbrojtje për ne kur lutemi. Pjesa e fundit e armaturës së Perëndisë është lutja (Efesianëve 6:18). Me fjalë të tjera, lutja është një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes suaj shpirtërore.

    Shumë njerëz kanë frikë kur ata përparojnë. Jobi ishte i mbushur me frikë kur ai mbijetoi. Por në fund ai tha: Më ndodhi ajo të cilës i frikësohesha më shumë. Njerëz të tillë mendojnë se dikush mund të përdorë fuqi mbinatyrore në përpjekjet për t'i vrarë ata. Ju nuk keni asgjë për t'u frikësuar kur jeni një person plot lutje si Danieli. Shumë njerëz donin ta vrisnin Danielin. Këta njerëz nuk është se vetëm mendonin ta vrisnin Danielin, ata u përpoqën vërtetë ta eliminonin atë. Por përmes fuqisë së lutjes, Danieli u mbrojt nga luanët.

    Unë i shoh të gjithë luanët në jetën tuaj të shpërndahen larg nga frika! Unë shoh fuqinë tuaj të lutjes në rritje! Unë po të shoh se po ecën përpara për shkak të një jete të re me lutje!

    ... që edhe Jezusi po pagëzohej dhe po lutej, qielli u hap,

    Luka 3:21

    Unë shoh qiellin që hapet gjatë jetës suaj! Mos e harroni kurrë këtë! Qiejt u hapën kur Jezusi u lut. Të dy bekimet fizike dhe shpirtërore bien mbi ju kur jeni një person që luteni.

    Parimi nr. 4: Lutja është e rëndësishme në marrjen dhe mbajtjen e bekimeve të Perëndisë

    A keni ndonjë gjë për të cilën jeni krenar? A keni arritur ndonjë gjë në këtë jetë? Më lejoni t'ju them se është me anë të hirit të Perëndisë. Me fuqinë e lutjes, do të arrini gjëra edhe më të mëdha. Është nëpërmjet lutjes që ju mbani atë që Perëndia ka vendosur në duart tuaja.

    Ka njerëz që kanë marrë mijëra dollarë si dhurata. Sot, këto para janë zhdukur në ajër. Perëndia mund t'ju japë diçka, por gjithashtu merr hirin e Tij për ta mbështetur atë bekim. Jeni pastor i një shërbimi të madh? Më lejoni t'ju them se nevojitet lutje për t'ju mbështetur në shërbim. Pse mendoni se Jezusi vazhdoi të vraponte për t'u lutur?

    Ekziston një ligj i degjenerimit në punë në botë. Gjithçka po prishet. Biznesi juaj po prishet. Kisha juaj po prishet. Jeta juaj po prishet. Nevojitet fuqia e Perëndisë, nëpërmjet lutjes, për të ruajtur gjithçka që Perëndia ju ka dhënë.

    Parimi nr. 5: Që lutja të jetë efektive duhet të jetë e zakonshme

    Një njeri i quajtur Dostojevski tha, Gjysma e dytë e jetës së një njeriu është e përbërë nga zakonet që ai ka fituar në gjysmën e parë.

    Paskali tha: Fuqia e virtyteve të një njeriu përbëhet nga veprimet e tij të zakonshme.

    Nëse do të jeni një person i madh në këtë jetë, duhet të keni zakone të mira. Një veprim bëhet zakon kur përsëritet shumë herë; nganjëherë me vetëdije, herë të tjera në mënyrë të pandërgjegjshme. Bëhet zakoni juaj!

    Zakonet mund të jenë të mira ose të këqija. Mos harroni se zakonet e mira përsëriten po aq lehtë sa zakonet e këqija. Një zakon i mirë do të çojë në arritje të qëndrueshme edhe pa e patur ju ndërmend që ta bëni këtë. Zakonet e këqija gjithashtu do t'ju çojnë në dështime të qëndrueshme.

    Nëse vendosni të zhvilloni zakonin e lutjes, po zhvilloni një zakon për sukses. Jezusi shkoi në kishë të shtunën sepse ishte zakoni i tij. Bibla na tregon se Jezusi kishte zakone ose tradita.

    ... siç e kishte zakon, ai hyri në sinagogë ditën e shtunë...

    Luka 4:16

    Danieli kishte zakon të lutej tri herë në ditë.

    ... ai [Danieli] gjunjëzohej tri herë në ditë dhe lutej ...

    Danieli 6:10

    Jeta në botën laike nuk është e programuar për të përfshirë një kohë lutjeje. Puna fillon herët në mëngjes dhe vazhdon deri natën vonë. Mund të kalojnë javë para se thjesht t'ju shkojë në mendje lutja. Për shumë njerëz, është vetëm një situatë e pamundur që u kujton atyre nevojën për lutje. I dashur mik, është e rëndësishme që të përfshini lutjen në jetën tuaj.

    Perëndia nuk është një gomë rezervë! Një gomë rezervë është diçka që nuk përdoret kurrë, përveçse në rast emergjence. Perëndia nuk është budalla. Çdo gjë që dikush mbjell, atë do të korrë. Nëse keni kohë për Perëndinë në baza të rregullta, Ai do të ketë kohë për t'ju bekuar rregullisht. Vetëm mëshira e Perëndisë e bën Atë të dëgjojë disa nga lutjet tona.

    Zhvilloni jetën tuaj të lutjes derisa të ndodhë spontanisht. Zhvilloni jetën tuaj të lutjes derisa të luteni vazhdimisht as pa e menduar atë që po bëni.

    Kam bërë kohë për t'u lutur

    Kur isha student mjekësie, isha shumë i zënë me detyrat e kursit. Nuk kisha fare kohë për t'u lutur. Por, sepse unë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1