Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Largimi nga besimi
Largimi nga besimi
Largimi nga besimi
Ebook113 pages1 hour

Largimi nga besimi

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Edhe pse është një temë e pazakontë, rënia nga besimi tregon për një ngjarje të zakonshme mes të krishterëve. Shumë fillojnë, por jo kaq shumë mbijetojnë deri në fund. Në këtë libër, bishopi Dag Heward-Mills i bie alarmit dhe në mënyrë grafike tregon pse çdo i krishterë duhet t’ia dalë mbanë për në Qiell!

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290065
Largimi nga besimi
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Largimi nga besimi

Related ebooks

Reviews for Largimi nga besimi

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Largimi nga besimi - Dag Heward-Mills

    Çfarë është largimi nga besimi?

    Perëndia e thirri profetin Jeremia në kohën kur Izraeli dhe Juda do të çoheshin në robëri, në Babiloni. Ai e përdori Jeremian për t’i treguar popullit të Izraelit gjendjen e mbrapshtë të zemrës së tyre.

    Jeremia, pse po qan?

    Libri i Jeremias jep disa përshkrime të gjalla të gjendjes së largimit nga besimi. Jeremia, i njohur edhe si profeti vajtues, e bazoi pjesën më të madhe të mesazheve të tij në temën e largimit nga besimi. Ai ishte shpesh në luftë me popullin e Izraelit, duke e paralajmëruar vazhdimisht që të pendohej dhe të kthehej nga rruga e tij e keqe. Profeti vajtues ishte i shqetësuar për qëndrimin e çoroditur të popullit të tij. Ai vazhdimisht u bëri thirrje atyre, duke u thënë: Largohuni nga rrugët tuaja të këqija. Ndaloni së bëri të keqen! Pendohuni dhe kthehuni te Perëndia.

    Ai u përpoq t’u tregonte, në mënyra të ndryshme, se çfarë do të thoshte të largohesh nga besimi. Megjithatë, populli i Izraelit dhe Juda nuk pranuan të ndryshonin.

    Shumë vite më parë kam mësuar nga përvoja që largimi nga besimi mund të krahasohet me ecjen në rrugë pa tabela orientuese. Në ecjen tonë të krishterë nuk ka tabela për të të paralajmëruar se je duke devijuar. Nuk ka asnjë shenjë që thotë: FERRI DHE SHKATËRRIMI – 200 METRA PËRPARA TEJE. Nuk ka një shenjë të tillë! Largimi nga besimi ndodh gradualisht, derisa tërhiqesh atje ku nuk e prisje. Gradualisht, por në mënyrë të sigurt, ti SHKET atje.

    Largimi nga besimi është një ndodhi e vërtetë dhe mund të analizohet duke studiuar format e ndryshme të largimit nga besimi, të përshkruara nga Jeremia. Profeti përdorte situata të jetës së përditshme për të përshkruar këtë fenomen shpirtëror shumë të zakonshëm, që është një dukuri e zakonshme në botën e krishterë.

    Bibla thotë:

    …sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur.

    Mateu 20:16

    Me fjalë të tjera, shumë fillojnë ta ndjekin Krishtin, por prapëseprapë një pjesë e mirë tërhiqen pas. Bibla gjithashtu thotë:

    …por ai që do të qëndrojë DERI NË FUND, do të shpëtojë.

    Mateu 10:22

    Shumë që vijnë te Krishti, tërhiqen pas më vonë.

    Edhe TI mund të largohesh nga besimi!

    Disa njerëz mund të tallen me këtë temë dhe të thonë: Nuk mendoj se do të largohem nga besimi. Por është ky lloj qëndrimi që tregon se je i prirur për t’u larguar nga besimi. Bibla na paralajmëron tek 1 e Korintasve 10:12: Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos BJERË.

    Ky libër do të të ndihmojë të kultivosh qëndrueshmërinë tënde për garën e krishterë. Sa më shumë të dish, aq më i sigurt do të jesh - dhe më shumë qëndrueshmëri do të kesh. Bibla thotë:

    …sepse ne i dimë qëllimet e tij.

    2 e Korintasve 2:11

    Mësimi që ofron ky libër do ta heqë plagën e paditurisë. Mos harro, se ata që nuk lexojnë, nuk janë më të mirë se ata që nuk mund të lexojnë. Me fjalë të tjera, ata që refuzojnë të kërkojnë diturinë, nuk janë më të mirë se ata që vërtet nuk kanë aftësi ta bëjnë këtë.

    Në kapitullin vijues do të të tregoj disa mënyra të ndryshme, përmes së cilave mund të shikosh çështjen e largimit nga besimi.

    Kapitulli 2

    Përshkrimet biblike të largimit nga besimi

    Braktisja e burimeve për

    STERNA TË PRISHURA

    …më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.

    Jeremia 2:13

    Kur isha student i mjekësisë, më dërguan për një vizitë pune dyjavore në Danfa, në një fshat ganez. Një herë, gjatë një udhëtimi në terren, arritëm në një fshat të largët, që nuk kishte ujë të rrjedhshëm. Meqenëse fshati nuk kishte ujë të rrjedhshëm, njerëzit kishin hapur një gropë të madhe në tokë për të mbledhur ujin dhe, shpesh, ky ujë ishte i ndotur dhe ngjyrë kafe.

    Ata pinin ujin e ndotur!

    Njerëzit në fshat laheshin, jashtëqitnin dhe urinonin në të. Në të njëjtën kohë, ata pinin prej tij dhe e përdornin për të gatuar. Ky ujë, padyshim, u solli atyre sëmundje të ndryshme.

    Në Bibël, njerëzit e larguar nga besimi krahasohen me ata që kanë mundësi të përdorin ujë të rrjedhshëm, por e shkëmbejnë atë me ujin e ndotur, njëlloj si rasti që unë pashë në atë fshat.

    Jam i sigurt se do të pyesësh veten se pse dikush do të braktisë ujin e ëmbël, të freskët e pa infeksione, për ujë të ndotur dhe të dëmshëm. Ka besimtarë që kanë pasur mundësi për të bërë një jetë të shenjtë dhe perëndishme, e megjithatë e kanë hedhur poshtë atë, për të jetuar një jetë mëkatare dhe të kontrolluar nga demonët.

    Perëndia të ka dhënë një alternativë përkundrejt ujit të ndotur. Perëndia po të thotë se kur largohesh nga besimi, ti po kthehesh pas tek diçka e tmerrshme, që në fund do të të vrasë. Ai po të thotë të mos bësh diçka aq absurde, sa të pish sërish atë ujë të ndotur.

    Të shndërrohesh në hardhi të egër

    ...si ke ndryshuar, pra, ndaj meje në degë të degjeneruara vreshti të huaj...?

    Jeremia 2:21

    Përshkrimi i tjetër i Biblës për largimin nga besimi është krahasimi me një bimë të mirë, që ka degjeneruar në një hardhi të egër, me gjemba.

    Këtu, Perëndia na tregon se si plantacioni i një fermeri, nga ku ai priste prodhime të mira, u shndërrua në një fushë me gjemba dhe barëra të këqija e të padobishme. Ti si besimtar, je bima e harlisur e Zotit. Pse do ta lejosh veten të degjenerosh në një kaçube ferrash të pavlerë? Kjo është mënyra se si Perëndia të sheh kur largohesh nga besimi.

    Problemi i Perëndisë me Izraelin ishte se Ai u kishte falur kaq shumë dashuri, kujdes, butësi dhe kohë në jetën e tyre. Megjithatë, ata u bënë të pabindur, zemërgurë dhe të ligj. A do ta lejosh veten të bëhesh një krijesë e pavlerë përpara Perëndisë? Përgjigjja duhet të jetë: Jo!.

    Të shndërrohesh në deve të egër

    ...deve e shpejtë, që vrapon pa fre në rrugët e saj.

    Jeremia 2:23

    Një i krishterë i larguar nga besimi përshkruhet gjithashtu si një gamile e shpejtë, që vrapon pa fre në rrugët e saj. Një gamile është një tjetër emër i përdorur për devenë. Është një krijesë e egër dhe e shpejtë, e cila shkon kudo.

    Zemra e një personi të larguar nga besimi është aq e pafre, sa një deve e egër. Ajo nuk kontrollohet nga asgjë; është e shthurur dhe e egër. Më kujtohet disa vite më parë që shkova të vizitoj një të krishterë që ishte larguar nga besimi, në Londër.

    Miku im ishte shthurur

    Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë person është si një i pafre dhe i shthurur. Po përpiqesha ta ktheja përsëri te Zoti. M’u desh shumë kohë që t’ia gjeja shtëpinë, por më në fund arrita në banesën e tij, pas mesnatës. Ai u habit që më pa dhe më ftoi në shtëpinë e tij. Teksa filluam të flisnim, ai e kuptoi pse kisha ardhur. Duke qenë një i krishterë i themeluar, që ishte larguar nga besimi, ai i njihte të gjitha shkrimet që kisha ndërmend të citoja.

    Kështu që, në një moment më ndërpreu dhe tha: Dëgjo, e di se çfarë do të më thuash dhe i di të gjitha vargjet e Biblës me të cilat je armatosur sonte. Por dua që ta dish se nuk më intereson.

    Pastaj nxori cigaren dhe filloi ta pinte përpara meje. Ai tha: Dua që të më shikosh duke pirë duhan, sepse nuk ndihem aspak i kufizuar.

    Pastaj nxori një album dhe më tregoi disa fotografi që kishte bërë me të dashurën e tij. Disa prej tyre ishin krejtësisht sugjestive dhe të neveritshme.

    Ai tha: "Dua që të më shohësh ashtu si jam me të vërtetë. Kështu jam tani dhe kjo është ajo që bëj dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1