Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Konceptimi I Gabuar: Një Udhëzues Shpirtëror, Një Tigër Fantazmë Dhe Një Nënë E Frikshme!
Konceptimi I Gabuar: Një Udhëzues Shpirtëror, Një Tigër Fantazmë Dhe Një Nënë E Frikshme!
Konceptimi I Gabuar: Një Udhëzues Shpirtëror, Një Tigër Fantazmë Dhe Një Nënë E Frikshme!
Ebook59 pages58 minutes

Konceptimi I Gabuar: Një Udhëzues Shpirtëror, Një Tigër Fantazmë Dhe Një Nënë E Frikshme!

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Konceptimi i Gabuar (vëllimi 1): Megan është dymbëdhjetë vjeç dhe nëna e saj e ka mbyllur përsëri në bodrumin e qymyrit sepse ajo flet për fuqitë e saj psikike. 'Të thotë gënjeshtra' siç e quan nëna e saj. Ajo është e frikësuar nga merimangat që nuk i duron dot, por shoqja e saj, një tigër fantazmë e madhe siberiane vjen për t'i dhënë mbështetje morale, ndërsa ajo mendon për të ardhmen e saj.

Seriali psikik Megan përbëhet nga njëzet e tre romane rreth realizimit teksa rritet, të një vajze të re lidhur me faktin se ajo është në gjendje të bëjë gjëra që askush nga familja e saj nuk mundet. Megan është dymbëdhjetë vjeç në vëllimin e parë. Ajo ka dy probleme në dukje të pakapërcyeshme. Nëna e saj është e frikësuar nga aftësitë latente të së bijës dhe jo vetëm që nuk do ta ndihmojë, por edhe e dekurajon në mënyrë aktive; ajo nuk mund të gjejë një mësues që ta ndihmojë të zhvillojë fuqitë e saj psikike të mbinatyrshme. Kjo sepse ajo dëshiron jo vetëm të dijë se çfarë është e mundur të bëhet dhe si ta bëjë atë, por për çfarë qëllimi duhet t’i përdori aftësitë e saj të veçanta. Megan është një vajzë e mirë, kështu që do të dukej e qartë se ajo ka prirje të përdori fuqitë e saj për mirë, por nuk është gjithmonë e lehtë të bësh gjënë e duhur edhe nëse e di se cila është ajo. Këto histori mbi Meganin do të tërheqin këdo që ka interes për fuqitë psikike, mbinatyroren dhe paranormalen dhe është nga mosha dhjetë deri në njëqind vjeç. Konceptimi i gabuar (vëllimi 1 nga 23): Megan është dymbëdhjetë vjeç dhe nëna e saj e ka mbyllur përsëri në bodrumin e qymyrit sepse ajo flet për fuqitë e saj psikike. 'Të thotë gënjeshtra' siç e quan nëna e saj. Ajo është e frikësuar nga merimangat që nuk i duron dot, por shoqja e saj, një tigër fantazmë e madhe siberiane vjen për t'i dhënë mbështetje morale, ndërsa ajo mendon për të ardhmen e saj.
LanguageGjuha shqipe
PublisherTektime
Release dateApr 19, 2023
ISBN9788835451037
Konceptimi I Gabuar: Një Udhëzues Shpirtëror, Një Tigër Fantazmë Dhe Një Nënë E Frikshme!
Author

Owen Jones

Author Owen Jones, from Barry, South Wales, came to writing novels relatively recently, although he has been writing all his adult life. He has lived and worked in several countries and travelled in many, many more. He speaks, or has spoken, seven languages fluently and is currently learning Thai, since he lived in Thailand with his Thai wife of ten years. "It has never taken me long to learn a language," he says, "but Thai bears no relationship to any other language I have ever studied before." When asked about his style of writing, he said, "I'm a Celt, and we are Romantic. I believe in reincarnation and lots more besides in that vein. Those beliefs, like 'Do unto another...', and 'What goes round comes around', Fate and Karma are central to my life, so they are reflected in my work'. His first novel, 'Daddy's Hobby' from the series 'Behind The Smile: The Story of Lek, a Bar Girl in Pattaya' has become the classic novel on Pattaya bar girls and has been followed by six sequels. However, his largest collection is 'The Megan Series', twenty-three novelettes on the psychic development of a young teenage girl, the subtitle of which, 'A Spirit Guide, A Ghost Tiger and One Scary Mother!' sums them up nicely. After fifteen years of travelling, Owen and his wife are now back in his home town. He sums up his style as: "I write about what I see... or think I see... or dream... and in the end, it's all the same really..."

Related to Konceptimi I Gabuar

Related ebooks

Related categories

Reviews for Konceptimi I Gabuar

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Konceptimi I Gabuar - Owen Jones

    PËRMBAJTJA

    KONCEPTIMI I GABUAR

    E drejta e autorit

    Më kontaktoni në:

    Novela të tjera në të njëjtën seri:

    DEDIKIM

    MIRËNJOHJE

    CITATE FRYMËZUESE

    PËRMBAJTJA

    1 ZGJEDHJA E HOBSONIT

    2 RRITJA E VETËDIJES

    3 NDIHMËSJA E VOGËL E NËNËS

    4 FRYMËZIMI

    5 FQINJET

    6 SHOKËT E MEGANIT

    Të palejuarit

    Libra të tjerë të të njëjtit autor

    KONCEPTIMI I GABUAR

    Një udhëzues shpirtëror, një tigër fantazmë dhe një nënë e frikshme!

    Nga

    OWEN JONES

    Përkthyes:

    Blerina Mecule

    E drejta e autorit

    E drejta e autorit © 2023 Owen Jones

    Konceptimi i gabuar

    nga Owen Jones

    Publikuar nga

    Shërbimet e Botimit Megan

    https://meganthemisconception.com

    E drejta e Owen Jones për t’u identifikuar si autori i kësaj vepre është pohuar në përputhje me seksionet 77 dhe 78 të Ligjit për Dizajnin dhe Patentae së Drejtës së Autorit 1988. E drejta morale e autorit është pohuar.

    Në këtë vepër artistike, personazhet dhe ngjarjet janë ose produkt i imagjinatës së autorit ose janë përdorur tërësisht në mënyrë fiktive. Disa vende mund të ekzistojnë, por ngjarjet janë krejtësisht fiktive.

    Më kontaktoni në:

    http://facebook.com/angunjones

    http://twitter.com/owen_author

    http://owencerijones.com

    Bashkohuni në buletinin tonë për informacione të mëtejshme

    mbi librat dhe shkrimet e Owen Jones

    duke vendosur adresën tuaj të emailit këtu:

    http://meganthemisconception.com

    Novela të tjera në të njëjtën seri:

    Seria psikike Megan

    Një udhëzues shpirtëror, një tigër fantazmë dhe një nënë e frikshme!

    Konceptimi i gabuar

    Trembëdhjetë vjetori i Meganit

    Udhëtimi në shkollë i Meganit

    Provimet e shkollës së Meganit

    Ndjekësit e Meganit

    Megan dhe macja e humbur

    Megan dhe Kryetarja e bashkisë

    Megan përballet me talljen

    Vizita e gjyshërve të Meganit

    Babai i Meganit sëmuret

    Megan shkon me pushime

    Megan dhe hajduti

    Megan dhe çiklist

    Megan dhe zonja e moshuar

    Kopshti i Meganit

    Megan shkon në kopshtin zoologjik

    Megan shkon në ekskursion

    Megan dhe W.I. Konkursi i gatimit

    Megan shkon për kalërim

    Megan shkon me jaht

    Megan në karneval

    Megan në Krishtlindje

    Megan ruan Covid-19

    DEDIKIM

    Ky edicion i dedikohet gruas sime, Pranom Jones, që ma ka lehtësuar sa mundet jetën. Ajo bën një punë të shkëlqyeshme me mua dhe me prindërit e mi. Dedikimi është edhe për Colin dhe Marion, për edukimin e mrekullueshëm që më dhanë mua dhe vëllezërve të mi.

    Karma do t’i shpërblejë të gjithë siç duhet.

    MIRËNJOHJE

    Gruas sime, Pranom për durimin e saj dhe mikun tim Lord David Prosser për ndihmën me dizajnin e kopertinës.

    CITATE FRYMËZUESE

    "Mos i beso asgjëje që vetëm sa e ke dëgjuar,

    Mos i beso asgjëje vetëm sepse është folur dhe përfolur nga shumë njerëz,

    Mos i beso asgjëje vetëm sepse është gjetur e shkruar në tekstet e tua fetare,

    Mos i beso asgjëje veçse autoritetit të mësuesve dhe të moshuarve,

    Mos u beso traditave sepse ato janë transmetuar me breza,

    Por pas vëzhgimit dhe analizës, nëse diçka përputhet me arsyen dhe është e favorshme për të mirën dhe në dobi të të gjithëve, pranoje dhe zbatoje atë."

    Gautama Buddha

    ∞ ∞ ∞

    Shpirti i Madh, zëri i të cilit gjendet në erë, më dëgjo. Më lër të rritem në forcë dhe njohuri.

    Më bëj të shoh perëndimin e diellit të kuq dhe vjollcë. Le të respektojnë duart e mia gjërat që më ke dhënë.

    Më mëso sekretet e fshehura nën çdo gjethe dhe gur, siç i ke mësuar njerëzit në shekuj të shkuar.

    Më lejo të përdor forcën time, jo për të qenë më i madh se vëllai im, por për të luftuar armikun tim më të madh - veten time.

    Më lejo të paraqitem gjithmonë para teje me duar të pastra dhe një zemër të hapur, që ndërsa hapësira ime tokësore zbehet si perëndimi i diellit, shpirti im të kthehet te ti pa turp.

    (Bazuar në një lutje tradicionale Sioux )

    PËRMBAJTJA

    1 Zgjedhja e Hobsonit

    2 Rritja e ndërgjegjësimit

    3 Ndihmësi i vogël i nënës

    4 Frymëzimi

    5 Fqinjët

    6 Miqtë e Meganit

    Të palejuarit (Kapitulli mostër)

    1 ZGJEDHJA E HOBSONIT

    Megan u mbyll përsëri në bodrumin e qymyrit në prag të lotëve. Ajo ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç dhe nuk mund ta kuptonte pse nëna e saj do t’i bënte diçka kaq të tmerrshme. Kjo kishte ndodhur edhe disa herë më parë, sigurisht, mendoi ajo, babai i saj nuk dinte asgjë për këtë. Ajo nuk i kishte treguar kurrë dhe ishte e sigurt se as nëna e saj nuk do të kishte treguar kurrë asgjë.

    Ekzistonte një marrëveshje e pashprehur mes saj dhe nënës së vet për të mos e braktisur njëra-tjetrën, por ja ku ndodhi përsëri, e ulur në bodrum, në dheun dhe pluhurin me kushedi-çfarë krijesash të tmerrshme që e vështronin. Ajo nuk e dinte. Ishte errësirë e dendur dhe iu desh të mblidhte të gjitha forcat e saj që të mos qante e t’i lutej nënës që ta linte të dilte. Ishte përpjekur edhe herët e tjera dhe nëna e saj i kishte bërë kërkesa të paarsyeshme si kushte

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1