Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44
Ebook340 pages3 hours

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë. This is issue nr. 44.

illz është një revistë letrare periodike në gjuhën shqipe e botuar nga Klubi i Poezisë, Tiranë. Revista botohet çdo dy muaj. Ky është numri 44.

Autorët e publikimet të këtij vëllimi:

FAQET E REDAKSISË
Roland Gjoza – Petro Marko: “Edhe ndjenja është stil...

STUDIO
Georgi Gospodinov – Fjalimi me rastin e marrjes së çmimit ndërkombëtar Booker Prize 2023 – Përktheu: Granit Zela
Joseph Campbell – Pushteti i Mitit – Mbi refuzimin e admiruesve – Përktheu: Faruk Myrtaj

PERSONALITETI
Georgi Gospodinov – Roman natyral – Përktheu: Janka Selimi
Georgi Gospodinov – Fizika e trishtimit – Përktheu: Milena Selimi

IN MEMORIAM
Havzi Nela – Poezi
Fatmir Sulejmani – Disidenti që rrënoi monizmin titist

TË FTUAR
Johann Wolfgang Von Goethe – Lamtumira – Përktheu: Maksim Rakipaj
Lorenco Mavilis- Lithi – Dielli i atdheu- Përktheu: Kolec P. Traboini
Herta Müller – Spiuni i lagjes – Përktheu: Maksim Rakipaj
Ángel Guinda – Rregullat e lojës – Përktheu: Maksim Rakipaj
Anna Akhmatova- Ti do dëgjosh rrufenë – Përktheu: Kolec P. Traboini
Petar Matović – Vita Brevis – Përktheu: Ben Andoni
Mahmoud Moshref Āzad Tehrāni (M. Āzād) – Jo vetëm njerëzit... – Përktheu: Kujtim Morina
Furūgh Farrokhzād – Zogu ishte thjesht një zog – Përktheu: Kujtim Morina
Mahmoud Kiānoush – Dy botë shpirtgjera – Përktheu: Kujtim Morina
Tāhereh Saffārzādeh – Në pritje – Përktheu: Kujtim Morina

TË ZGJEDHUR
Mehmet Elezi – Mëkati
Faruk Myrtaj – Dritat e perëndimit
Rudina Muharremi Beja- Atje...te gërmadhat e shtëpisë
Bujar Balliu - Të shtunës i merren këmbët
Halil Matoshi - Grueja që zhduket
Laura Olldashi – Dy gratë e një burri
Majlindë Sinani Lulaj – Mug
Afrim Demri – Taksia e kufomës së një azilanti
Ardita Jatru – Vdekja e fluturës
Eli Kanina – Në katin e katërt, dhoma numër një
Mimoza Erebara- Gati profeci
Sami Milloshi – Klubi i Milotit
Armenida Qyqja – Me vete na ke
Ndue Ukaj – Zhdukja e një imazhi
Ndue Dedaj – Monaliza ime
Liljana Kristuli – Nëntë ditë kovidiane në Tiranë
Dritan Osmani – Poemë për nënën
Thanas Medi -Çmendina e Athinës – fragment romani
Fatmir Gjata – Bozhuret e Kosovës
Irma Kurti – Me sytë e fëmijës
Kristaq Turtulli- Hani me dy porta – fragment nga romani

PERSONALITET
Petro Marko – Mungesa e lirisë – poezi
Fragment – Për në kampin e Ustikës
Fragment nga romani “Hasta La Vista”
Intervistë me vetveten – Ne himarjotët jemi shqiptarë - fragment

PLUS
Qazim Muska – Kënga e Udhëtarit – poemë
Manushaqe Hoxha Laçi – Të jesh njeri
Sabia Kurti- Lundra të moçme
Ymret Reshiti – Buzë detit u ula e qava

NË TAKIM ME SHKRIMIN
Parick Mcguinnes- Romani “Kohëstrehimi” i Georgi Gospodinov-it: Rreziqet e të jetuarit në të shkuarën- Përktheu: Granit Zela
Behar Gjoka – Petro Marko një shkrimtar shumëplanësh – Shkëputur nga monografia në proces botimi “Petro Marko – shkrimtar i lirisë”
Ballsor Hoxha – “Me pa në nivel zemre”- Rreth përmbledhjes me poezi të Halil Matoshit
Grigor Jovani – “The Crucible” – Diamanti që Artur Miler i fali teatrit
Fazli Hajrizi – Shënime për romanin “Hija e mbretit” te autorit Viktor Canosinaj
Rexhep Shahu – Deti përtyp psherëtima e turfullon si kalë i kthyer nga lufta që nuk soset kurrë – Në vend të urimit për librin Perdet e Shpirtit të poetes Rudina Muharremi Beja, botim i shtëpisë botuese Klubi i Poezisë

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 21, 2024
ISBN9798215354506
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44
Author

Klubi i Poezisë

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

Read more from Klubi I Poezisë

Related to illz

Related ebooks

Related categories

Reviews for illz

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    illz - Klubi i Poezisë

    PETRO MARKO: "EDHE NDJENJA ËSHTË STIL...

    Isha 20 vjeç. Ibrahim Uruçi, kryeredaktori i Dritës, një burrë i vogël rondokop, që tërhiqte tirandat e pantallonave, më thirri në zyrë. Te Petro Marko, vrap, më sill. Po nuk e mora vesh ç’më tha. Ashtu ishte ai, i rrëmbyer, i sertë, nervoz, po kjo më tepër në dukje, se qe babaxhan njeri. E doja, po e kisha dhe frikë. Nuk e di pse, ndoshta ngaqë i bërtiste Ismail Kadaresë në korridoret e Lidhjes. Më degjo mua, se do ta hash…. Ismaili me të qeshte më shumë. Pati fatin më të zi. Fshesaxhi në qytetin e Tepelenës. Vdiq në poshtërim, i harruar.

    Shkova me vrap te Petro Marko. Pallati i verdhë ngjitur me Maternitetin. Kati i dytë, dera në të majtë. Dera ishte e hapur. Tak, tuk, tak…kërciste makina daktilografike. Një makinë e vjetër, plaçkë lufte. Trokita, hyra brënda. Ai shtypte me të shpejtë, me cigaren e tretur në cep të buzës. Nuk e ngriti kokën me leshra të zeza kaçurrelë. Ezmer, i bukur, i lodhur, i shkyer në gjoks, merrte frymë me zor. Po megjithatë shtypte… Prit, tha i përqëndruar në faqen e letrës bojë kafe të kavajës. Në dhomë s'kishte karrige, vetëm një minder ku qe ulur ai. S’po marr dot frymë, jam mbushur me djersë… S'kam as cigare… ilaçet më janë mbaruar… O djalë, më bëj një shërbim, më bli një paqetë dhe ilaçet, se nuk jam mirë...

    Dola, ia bleva me një frymë. E gjeta duke hequr fletën e letrës me atë bisht cigare, atë grimë të shqyer në cepin e buzës. Një gotë ujë, më tha. Piu një tablet. Qëndroi një grimë ashtu, pastaj më pa në sy. Po ti? Ke emër, apo je I Paemri (personazh i romanit Qyteti i fundit)? I thashë emrin. S’të njoh. Mos e ke gjë Toli Gjozën, atë infermierin e urgjencës? Po, ai është im atë. Më ka shpëtuar dy herë jetën. Ka dorë të lehtë, më të lehtë se gjithë të tjerët kur bën gjilpërën. E kam qejf, se fjala e parë që të drejton është: pjeshka e Tolkës…Po edhe ti më shpëtove me ilaçet që më solle, ta di për nder.

    Në vend të ilaçeve më tregoi paketën e cigareve dhe qeshi. Je kursant në gazetë? Nuk e di ç'jam, i thashë. Çfarë shkruan? Poezi. Fliste shpejt, i hante fjalët. Ja, e shkrova tregimin, s'më doli i keq. Me të dalë është…Dëgjo të tregoj diçka. Kur shkruan, luaj të marrin, me një fjalë, bindju marrëzisë, në qoftë se e ke, po s’e pate, bëhesh profesionist dhe i ke larë duart me letersinë. Më pe mua, gati po vdisja, po ç'të bëja, më merr në telefon Braçja, Petro s'kam tregim, më thotë, e dua në drekë, se mbyll gazetën… U ula, ja këtu ku jam dhe i hyra më kot si duke u tallur… Mbaj vesh, si duke u tallur, se proza e mirë bëhet me marrëzi poeti… Më doli, them se më doli… Ja, lexoje, kursant dhe më thuaj si të duket… Dhe më thuaj ç'të bëri përshtypje më shumë. Mos është vonë?, belbëzova. Nuk është vonë, jo, e njoh Braçen unë, e bën qimen tra…

    E lexova dhe i thashë: shume i bukur, ajo që më bëri përshtypje është stili…. Bravo, fitove kursant. Do t’i them Braçes të të mbajë në gazetë. Stili është shkrimtari, pikërisht stili. Ai del, nuk kërkohet, del ashtu nga vetja dhe mos e trazo, mos e prish, pra, djalosh të bëri përshtypje stili. Për këte jam krenar. Jam vërtet krenar. E ke lexuar Heminguejn? Ai ka stil. E ke lexuar Lorkën? Ai ka stil. E ke lexuar Kadarenë? Ai ka stil. Më pëlqen shumë. Është shkrimtar i madh.

    Po ai është shqiptar, e ndërpreva, zakonisht mburren shkrimtarët e huaj. E ke fjalën për zilinë, djalosh? Ke të drejtë. Po fshati që duket s'do kallauz. Kur erdhi Çuhrai, ai regjisori rus i Baladës së Ushtarit, më kërkoi mua, kishte lexuar me dhjetra skenarë, po nuk po i mbushej mendja. U takuam. Gjëja e parë që më tha: Ju shkruani ndryshe, më tërhoqët dhe ju lexova deri në fund. Ja, ky është stili. Historia, sado e bukur që të jetë, nuk bën përshtypje pa stilin. Ramizeja, e di historinë e Ramize Gjebresë, u pushkatua se tha që dashuronte Zaho Kokën? Po ç’të bënte ajo, e donte more, la Nako Spirun dhe ra në dashuri me Zaho himariotin. Kur i thanë Nakos, se e fejuara e tij dashuronte Zahon, ai i zi, tha: Ndjenja është revolucion. E tha bukur. Ja, ky është stil.

    Ra telefoni. Do të jetë Bracja, ka për të ulërirë siç e ka zakon. Mori receptorin dhe e vuri ne vesh. Dëgjova batarenë andej matanë. Më shante mua, i dukej sikur ia kisha shtruar me të pira te fuçitë e Tymit, tani ishte koha që piqeshin bërxollat dhe mbusheshin krikllat e birrës, rridhte anëve ajo e uruar shkumë. S’mbaronte duke përshkruar paninet e buta dhe qoftet e gjata me erëza.

    Petro Marko mbylli me dorë receptorin dhe më tha duke qeshur: Ja, ky s'është stil.

    Më la në duar fletët e letrës së Kavajës që t’i prisnin si brisk gishtërinjtë dhe më thirri nga pas: Edhe në dashuri të kesh stil. Në gjërat e tjera s'ka ç’të duhet. Duku neser të më blesh paqetën dhe të tregoj kush nga shkrimtaret ka stil. Jam vetëm.

    * * *

    Baba, i thashë, takova Petro Markon. Kush është ky? Shkrimtari. S’e mbaj mënd. Është i madh? Më i madhi. Kush është më i madhi? Babanë e mundonte fama. Si nuk e mban mënd? Ai ta dinte emrin, të kujtonte dhe atë shprehjen; pjeshka e Tolkës. Ai qeshi. Mua me njohin të gjithë, se atë punë kam, po unë s'kam si t'i njoh. Babai mbahej rëndë. Ja, nga ky këndvështrim dilte se një infermier Urgjence mund të ishte më i famshëm. Kjo vërtet e gëzonte dhe ai e besonte.

    I çova paqetën, i thashë të shkonim te Arbëria të pinim kafe, po ai s’mundte. Ai s’dukej si shqiptar. Ishte shumë i bukur, korrozi, me sy tejet shprehës, të zgjuar, pretendues, me një fjalë bukuria e tij të krijonte njëfarë distance, po sapo fliste, se ai nuk rrinte dot pa folur, bëhej njeriu më i afërt dhe më i thjeshtë në botë. Të ikte ndrojtja si e trëmbur.

    E di pse nuk vi për kafe, se aq qejf kam të pi një kafe atje, po sapo me erdhi në mënd një episod për romanin që kam nëpër duar, mendoj të punoj, s'të vjen keq?. Me një fjalë po më jepte duart. Dukej që s’ishte fort në qejf, i dridheshin pak duart, i turbulloheshin sytë, vuri fletën në makinë dhe u ul.

    T’ua bie kafen këtu?. Ah, djalosh, ti qenke flori, piva një në mëngjes që e bëra vetë, po më doli mavri, dëgjo, kur të veç atje thuaj e dua për Petron, e dinë ato…

    Nuk ia mbaj mënd emrin kamerieres, po ajo u pre kur i thashë se Petro e donte kafen në shtëpi. Nuk është mirë? më pyeti dhe iu mekën sytë, u dobësua menjëherë. Jo, po është gati për të filluar një roman të ri. Do që të më bëjë surprizë, pëshpëriti. Si do ta shty unë sot pa të? Jo, do ta lë Arbërinë, do të shkoj te Vollga, të paktën atje kam Sheri Mitën. Po fillojë roman, ky s'di të mbarojë.

    Dukej shumë e hutuar. Kamerieret gjithmonë më janë dukur të bukura. Fundi i zi i puthitur pas këllqeve dhe barkut, beli i tretur, gjoksi i kolmë i shtypur në sutjena për të mos rënë shumë në sy, bluza e bardhë e hekurosur nxitimthi, karafili që përtypin në gojë, buzëqeshja, tundimi për t’u dhënë. Kjo e Petros ishte e gjatë, tejet e zhdërvjelltë, me bisht kali. Më dha kafen, më futi si fshehtas një pako të vogël në dorë dhe më tha: thuaj, se e puth…

    I çova kafen dhe atë pakon që ai e hapi shpejt dhe e kollofiti. Ishte një ëmbëlsirë. Kursant, e hodha pjesën e vështire, ç'të tha ajo?. S’i erdhi mirë që fillove roman. Më tha se të puthte….

    Dëgjo, ajo është çupkë e divorcuar, ti e pe sa e bukur ishte, i ka hipur në kokë me mua... S'më lë gjë pa lexuar…ore, po kur flas unë, ajo e lë punën, vë dorën në mjekër dhe më dëgjon si e lënë…flori është…më përkëdhel tërë kohën me sy, më thote fjalë të mira, më jep, ja, nga këto ëmbëlsirat… Ç't'i bëj unë? Ajo është në kohën e aventurave, unë i kam mbaruar… Ja, ky është stil. Sekreti për të ngjallur interesim, po s’pati interesim nga faqja në faqe, ftohet lexuesi… Ajo është stil, Ana Maria Monti është stil, këto femra që të marrin në qafë, duhet të jenë në roman, mu në qëndër të romanit, se pa to s’ka art, po duhet të dish t’i përshkruash. Një shkrimtar i mirë nuk rron dot pa këto gjëra. Të vogla, do të thuash ti, jo ore, të mëdha, them unë. Kur doli Qyteti i fundit, një grua zbriti nga pajtoni dhe më thirri. Ishte shumë e bukur, e veshur me pallto, me shall, me kapellë, ç'të shikoje, më e bukur s'bëhej. Përpiqu ta njoh, jo, s’bëhej fjalë, ishte e huaj, e huaj ore, të besohet, foli italisht, mu hodh në qafë dhe më puthi. Iku, ktheu kokën dhe, me një buzëqeshje që s’do ta harroj, më thirri: Ana Maria Monti jam unë. Ishte gruaja e një diplomati, që edhe ai ishte brënda në pajton dhe ma bëri me dorë… Ja, kjo marrëzi është stil… arrite ta bësh marrëzinë... po s'pati të tilla s'ke stil… Sa i koklavitur ky stili, ç'ta zgjas, është si ajo pakoja me ëmbelsirën që ha unë më shumë, ajo me ktheu reston e surprizës, ajo, kamerierja e Arbërise… Ta ngjeshi ty në dorë minutën e fundit, pikërisht minutën e fundit, ja, kjo është ndjenjë e fortë turbulluese… Dhe të gjitha vijnë nga stili… Tani më lër, më vjen keq, po mbathja, kursant….

    Pas shpinës dëgjova si shkrehu karikatorin e shkronjave mbi letrën pa stil të Kavajës. O, sa dëshirë kisha që ai karikator të më zinte dhe mua!

    GEORGI GOSPODINOV

    FJALIMI ME RASTIN E MARRJES SË ÇMIMIT NDËRKOMBËTAR BOOKER PRIZE 2023

    Është prekëse. Është me të vërtetë prekëse. Ndjesë që jam pak nervoz.

    Kam shkruar paraprakisht disa fjalë edhe pse mendoja se do të mbeteshin në dosjen e Fjalimeve të pambajtura për çmime të pamarra. Gjithsesi.

    Zonja dhe zotërinj, ju që besoni te letërsia, sepse ne të gjithë këtu i besojmë, jam i nderuar që më keni ngjitur në këtë lartësi të skenës por edhe atë letrare.

    Faleminderit komisionit të Çmimit Booker për mbështetjen e këtij çmimi për letërsinë artistike të përkthyer. Në kohë si e jona, kjo ka rëndësi vendimtare. Faleminderit jurisë për vlerësimin e një romani për kujtesën dhe kohën, ku vërshon e shkuara dhe nostlagjia përdoret si armë. Faleminderit secilit prej të propozuarve për Çmimin, librat tuaj janë të mrekullueshëm, ishte nder të ishim bashkë: u lexofshin të gjithë. Shumë faleminderit përkthyeses time Angela Rodel, e cila e ndërtoi në anglisht këtë klinikë të së shkuarës. Faleminderit, Angela! Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të këtij libri: botueses time bullgare, Janet 45, e cila guxoi të botojë librin në muajin e parë të bllokimit prej pandemisë; faleminderit botuesit tim në Mbretërinë e Bashkuar, Weidenfeld & Nicolson, dhe ty, Fede; agjentit tim Luke Ingram; pranë Institutit të Kulturës Bullgare dhe Ambasadës.

    Faleminderit prindërve të mi, të cilët tani po gëzohen dhe qajnë diku në Bullgarinë juglindore. Faleminderit vajzës dhe bashkëshortes, të cilët janë këtu me mua. Faleminderit lexuesve të mi. Nesër është festa më e mirë bullgare, dita e alfabetit cirilik, e shkrimit dhe e gjuhës. Është e mrekullueshme kur kremtohen letërsia dhe gjuha. Prandaj do të them një fjali në bullgarisht, në gjuhën në të cilën është shkruar romani. Честит festë! Честито чудо на езика [Gëzuar festën! Gëzuar mrekullinë e gjuhës!]

    Ky roman është personal dhe politik në të njëjtën kohë. Në një kohë lufte, shkrimtarët duhet të qëndrojnë me historitë e tyre në anën e atij që sulmohet, të atij që lufton për shtëpinë e tij dhe të ardhmen e fëmijëve të tij – dhe tanëve.

    Ndërsa rritesha, e kisha bërë zakon të gjeja në bibliotekë libra të shkruar në vetën e parë, ku protagonisti bën rrëfim vetjak. Pse? Këtë e kuptova pak më vonë. Sepse s’doja që heroi të vdiste në fund. Dhe për sa kohë që po tregon një histori, je ende gjallë. Kjo është ajo me të cilën dua t’a përfundoj këtë fjalë. Për sa kohë që tregojmë historitë tona dhe të të tjerëve, ne jemi ende gjallë. Dhe kësisoj mbajmë gjallë dhe ka jetë ajo që themi. Historitë tona krijojnë jetë, ndjeshmëri dhe rezistencë ndaj vdekjes dhe së keqes. Kjo është mrekullia e letërsisë.

    Faleminderit dhe vazhdoni të tregoni histori!

    Përktheu: Granit Zela

    JOSEPH CAMPBELL

    PUSHTETI I MITIT

    Mbi refuzimin e admiruesve

    Joseph Campbell: Me refuzimin e admiruesve, në lidhje me kalimin e një kufiri, fillon aventura. Hyni në një zonë të pambrojtur, në një novelë. Ju s’mund të keni krijim tuajin, përderisa s’keni lënë pas kufizimet, gjërat fikse, rregullat.

    Është një histori në Iroquois që ilustron motivin e refuzimit të admiruesve. Një vajzë jeton me nënën e vetë, në një strehëz tipike native, në anë të një fshati. Ajo është vajzë shumë e bukur, por ekstremisht krenare: nuk ka ndërmend të pranoj ndonjë nga djemtë që i aviten. Nëna është shumë e trishtuar ndaj këtij qëndrimi të saj. Një ditë, janë duke mbledhur dru, diku larg fshatit, befasisht pllakos një terrësirë e rëndë. Nuk ishte terri i një nate të zakonshme që binte në fund të një dite. Dhe, kur ndodh një fenomen i tillë, sigurisht është dikush që bën magji pas teje. Kështu që nëna thotë: Le të mbledhim ca lëkurë trungjesh, të sajojmë me to një strehë, dhe ndezim një turrë drush, për të kaluar natën këtu.

    Të dyja bashkë, bën pikërisht këtë, përgatitën një si darkë dhe nëna ra shpejt në gjumë. Papritur, vajza ngrihet dhe sheh një djalosh rrëzëllues që qëndron përpara saj me një rruzare ornamentesh me pendë të rralla- një bukurosh i vërtetë. Ai thotë: Kam ardhur për tu martuar me ty. Pres përgjigjen tënde.

    Dhe ajo i përgjigjet: Më duhet të konsultohem me nënën time.

    Ashtu bën, nëna e pranon kërkesën e djaloshit, që i jep nënës së vajzës gjerdanin e ornamenteve, si

    shenjë serioziteti të propozimit nga ana e tij. Pastaj ai i thotë vajzës: "Do doja të vije me mua, në kampin

    tim, sonte." Vajza shkon me djalin. Thjesht qeniet njerëzore s’kishin qenë të mjaftueshme për këtë

    zonjushë, teksa tani ajo besonte se kishte gjetur diçka krejt speciale.

    Bill Moyers: Nëse s’do kishte thënë Jo, për admiruesit e saj të mëparshëm, që erdhën në rutinën e

    zakonshme shoqërore...

    Joseph Campbell: ...ajo nuk do ta kishte pasur këtë aventurë, që po i dukej e çuditshme dhe e mrekullueshmet Ajo shkoi me atë bukurosh për tek fshati i tij, hynë në strehën e tij, ku kaluan dy net e dy ditë së bashku dhe, ditën e tretë ai i tha: Po shkoj për gjueti sot. Dhe iku. Pasi ai e mbylli nga jashtë lesën e hyrjes së strehës, ajo dëgjoi një si zhurmë të çuditshme atje jashtë. E kaloi e vetme, atë ditë, brenda asaj strehe dhe kur mbrëmja erdhi, ajo e dëgjoi sërish atë zhurmën e çuditshme. Dera e strehës rrapëlliu sërish, u hap dhe hyri një gjarpër me gjuhë që frushullonte pa pra. Ai vuri kokën në gjunjtë e saj dhe i tha: Tani, pastroje kokën time prej krimbave. Ajo gjeti tërë llojet e frikshme atje, dha pasi i vrau të tëra ato, ai e largoi kokën prej prehrit të saj dhe doli nga streha. Në çastin më pas, dera u hap sërish dhe u shfaq prapë ai djaloshi i mahnitshëm. U trembe prej meje, kur erdha në atë mënyrën?, e pyeti ai.

    Jo, u përgjigj ajo, nuk u tremba aspak.

    Kështu, ditën tjetër doli sërish për gjah dhe ajo shty derën e strehës për të dalë e gjetur dru zjarri. Të parën gjë që vuri re, një gjarpër i pazakonshëm shullëhej në shkëmbinjtë aty- pastaj një tjetër, dhe një tjetër. Nisi të ndjehej si asnjëherë më parë, e pafuqishme krejt e pafuqishme. U kthye në strehën e tij.

    Atë mbrëmje, gjarpri erdhi rrëshqitazi, doli sërish dhe u kthye më pas si njeri. Ditën e tretë, pasi ai

    kishte dalë, vajza e kthyer në grua vendosi të provonte të largohej prej aty. Ajo e la strehën dhe u ndodh mes drurëve, e vetme, kur dëgjoi një zë. E dashur, jeni në hall të madh. Njeriu i martuar me ty është njeri nga shtatë vëllezërit. Ata të shtatë janë magjistarë të mëdhenj dhe, si shumë njerëz të këtij lloji, zemrat e tyre nuk janë në trupat e tyre. Ktheu në strehë dhe, në atë çantën nën krevatin e atij me të cilin jeni martuar, do të gjeni tërë zemrat e tyre bashkë.

    Ky është standard botëror i motivit shamanik. Zemra nuk është në trupin e tij, kështu që magjistari

    s’mund të vritet. Ju duhet të gjeni dhe të vrisni zemrën e tij.

    Vajza-grua u kthye në strehëz, gjeti çantën plotë me zemra dhe ishte duke nxituar të largohej prej aty, kur dëgjoi zërin t’i fliste: Ndalo, ndalo! Ishte zëri i magjistarit, natyrisht. Por ajo vazhdoi të vraponte.

    Zëri i foli sërish: Ju mbase mendoni të largoheni prej meje, por nuk do të mundni dot, kurrë.

    Në këtë moment, ajo nisi të ndjehej e dobët, pa fuqi, kur, për çudi, dëgjoi sërish zërin e plakut trup-

    vogël: Unë do t’ju ndihmoj, dhe ai e ndihmoi të dilte prej ujit. Nuk e kishte ndjerë se paskej hyrë në

    ujë. Ka kuptimin se, me këtë martesë të sajin, ajo kishte dalë prej arsyes, sferës së vetëdijes dhe kishte

    hyrë në atë të obsesionit të pavetëdijes. Kjo ndodh në aventurat në ujë. Karakteri ka dalë prej

    mbretërisë së veprimit të kontrolluar, ka hyrë në të obsesionit dhe veprimeve të psikologjisë shpirtërore që edhe mund të kontrollohen.

    Çfarë ndodhi më tej në këtë

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1